Dukesha Kate Middleton është shndërruar në një ikonë mode që prej ditës së parë që është bërë pjesë e familjes mbretërore. Të vishesh si një princeshë kërkon një planifikim të madh, por Kate përdor një sërë trukesh për të shmnagur çdo incident të mundshëm gjatë shfaqjeve të saj në publik. Është zbuluar se Dukesha vesh gjithmonë çorape me një mbushje ngjitëse në pjesën e poshtme për të mos pasur probleme me këpucët dhe që ato të qëndrojnë në vend pa lëvizur. Por ky nuk është i vetmi truk që femrat e familjes mbretërore përdorin. Një pjesë e madhe e tyre për të ndaluar fundet që të mos valviten nga era, pjesëtaret femra të familjes mbretërore veshin pëlhura të rënda ose rroba që prodhojnë një nivel më të lartë statik. Kjo gjë i pengon fustanet ose fundet e tyre që të lëvizin. /revistawho.com








