Diell, kokteil, argëtim, janë trinomi perfekt i verës. Bëhuni gati për të shijuar rrezet e arta të diellit, me kokteilet në duar dhe me fjalën që e përfaqëson më së miri stinën e nxehtë. Teksa valixhen e ke bërë gati dhe merr makinën për të dale, me siguri që po nisesh për në jug. Shijoje të gjithë rrugën nën tingujt e muzikës tënde të preferuar dhe shko aty. Po, po aty. Ku? Drejt e në Ksamil, në “Bianco by Murati Group”. Ke gjithçka që të duhet, akomodimin perfekt, relaksin dhe prit, ka shumë më shumë.

Prej vitit 2017, ky hotel ju mirëpret për të kaluar ditët tuaja të relaksit. Me një kapacitet prej 34 dhomash, do të gjesh hapësirën tënde ideale.
Zgjidh “quadruple room”, për veten dhe të vegjëlit tuaj, apo “deluxe double”, zgjedhja është në dorën tënde, gjithçka tjetër është zgjidhur nga “Bianco”.


Sapo të mendosh për ushqimin, në dorë do të kesh menurë. Kuzhina speciale mesdhetare dhe aziatike, një përzierje së cilës nuk do t’i rezistosh.


Pranë pishinës ke panoramën perfekte. Mbaje telefonin “full battery” sepse fotoja jote e “Instagramit” do të bëjë namin. Në aromën e detit, rrezet e diellit e freskinë e parajsës që ke përreth, lëre veten të lirë në “Bianco lounge bar”. Ti meriton të përkëdhelesh në nivelin 10/10.

Mbaroi këtu? Sigurisht që jo. Në darkë ka një atmosferë magjike, me muzikë nga dj më të mirë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Po mendohesh? Me siguri që pas këtyre që lexove, e bëre zgjedhjen tënde.
Bianco ka prekjen magjike që të nevojitet këtë verë.








