Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Një udhëtim në Thai Home, aty ku gjeta oazin tim të mrekullive!

27/03/2024
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
Një udhëtim në Thai Home, aty ku gjeta oazin tim të mrekullive!

Tirana është plot. Në mes të kësaj plotësie ndonjëherë më duket sikur humbas dhe shpesh nuk mund të gjej asgjë, e teksa kërkoj ato copëzat që ma mbushin shpirtin, bëhem thuajse lëmsh. Por një ditë, teksa endesha kuturu duke kërkuar një dhuratë për miken time të zemrës, këmbët rastësisht ose më saktë për fat të mirë më ndaluan para një dyqani që fillimisht më hutoi pak. Nuk di të them nëse ishte pamja vizuale, apo ndjesia se aty mund të gjeja çfarë po kërkoja, por i zbrita shkallët me kujdes, hapa derën dhe thashë vetëm një “mirëdita”, me gjysmë zëri. Para se të hyja kisha lexuar vetëm “THAI HOME”. Pastaj, oh, nuk di çfarë tiu rrëfej më parë. Në vetëm hapin e parë aty brenda e gjenda vetëm në një oaz mrekullie. Herë si në një skenë filmi, herë të tjera si në ato udhëtimet e ëndrrave në copëza aziatike, e herë të tjera mes reales e sureales. Pashë atypari një çantë të vogël druri që sigurisht ishte dhurata perfekte për miken time,  pastaj dhe dy pasqyra që mund t’i kishte fiks për në sallonin e saj, një orë unike, disa piktura që nisën të ma bënin me sy, dhe prit pak. Po nga vijnë gjithë këto mrekulli? Pyeta dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe, të ndodhte ndryshe skish sesi, gjithçka vinte nga Bali, Tajlanda dhe Indonezia. Me të drejtë gjithçka ishte dashuri me shikim të parë. Por nuk ndalova, duke ecur sytë më hasnin mrekulli të vogla që bëheshin menjëherë të preferuarat e mia. O zot, ato zbukurimet e vogla që mund t’i vendosësh në minibar, në zyrë, mund të jenë dhurata ideale. Vazo të vogla, të mesme, nga ato të mëdhatë që nderojnë çdo sallon, apo kënd zyre, ca arkëza të vogla ku mund të prehësh kujtimet, kosha, apo edhe çifteli, eh çfarë më kujtuan çiftelitë. Fëmijërinë time të bekuar me kujtime. Pashë edhe pasqyra, zbukurime vendin e të cilave mund ta gjeje kudo, kurdo, komo, komodina, sërish vazo të vogla të zbukuruara e plot detaje nga viset e largëta aziatike. Para syve më dolën edhe karriget që ndërmend më sollën sërish ato karriget e drunjta të fëmijërisë, menjëherë mendja ime ia gjeti vendin në një cep të shtëpisë sime dhe unë ulur mbi të duke pirë çaj të ngrohtë. Dhe jo vetëm ajo karrige, kishte të llojeve të ndryshme, bri tyre tavolina të punuara në mënyrë mahnitëse, ngrënieje, zyre, ndenieje, mendja ime u bë lëmsh teksa kërkoja të preferuarën, të gjitha u bënë të preferuarat e mia. Detajet e karrigeve dhe tavolinave bënin ndryshimin, bri tyre sërish vazo, pasqyra të tjera, abazhurë të të gjitha llojeve, panorama dhe oh, pashë një raft atypari me të cilin literalisht u dashurova. E desha që në momentin e parë që e pashë. Disa objekte porcelani, të tjera të drunjta, e disa të tjera prej xhami, mendja ime në vetëm pak minuta ecejake në atë dyqan, e mobiloi plotësisht një shtëpi dhe një zyrë gjigande. Pashë dhe një tabelë shahu, një mrekulli për zyrën, një elefant të gdhendur, lugë e pjata të drunjta, tabakatë që o zot, janë fiksimi im i ri. Një anije e latuar në mënyrë perfekte, disa vazo të mëdha të kuqe për të cilat më pikoi zemra kur i lashë aty dhe shumë statuja që jo një zyrë, por disa të tilla do të mrekulloheshin. Në sy më ranë edhe ato çadrat e punuara me dorë që e pushtuan verën e kaluar, ndërmend më erdhi çdo vend ku i kam parë dhe sigurisht Thai Home paska pasur dorë në këto mrekulli. Imagjinata ime ndërtoi një zyrë, zbukuoi kopshtin, ballkonin, shtëpinë e kompletoi të gjithën, bëri edhe dhurata për miqtë dhe ende vazhdonte të kishte magji të tjera në dyqan. Thonë se rastësia është mbreti i botës dhe qe pikërisht rastësia që ma bëri të bukur atë ditë kur kërkoja dhuratë për shoqen time. Unë e gjeta oazin tim të qetësisë, të blerjeve,dhuratave dhe të sugjerimeve për miqtë. Po ta lë ty ta sodisësh, mahniti shqisat në një udhëtim në Thai Home.





 


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Vit historik për Arabinë Saudite, për herë të parë në “Miss Universe”!

Vit historik për Arabinë Saudite, për herë të parë në "Miss Universe"!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera