Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Një urim special për festat e Nëntorit, ja çfarë shkruan çifti mbretëror

28/11/2017
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Një urim special për festat e Nëntorit, ja çfarë shkruan çifti mbretëror

Familja Mbretërore shqiptare ka uruar të gjithë shqiptarët e të gjitha trevave, Festën e Pavarësisë dhe të Flamurit kuq e zi me një shkrim të gjatë:





“Familja Mbretërore i uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, nga Presheva në Mal të Zi, nga Kosova në Manastir, nga Tetova në Camëri, Gëzuar Festën e Pavarësisë dhe Flamurit tonë të zemrës kuq e zi! Kjo është dita e kombit tonë, që na bashkon e na vëllazëron! Përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të patriotëve, etërve të këtij kombi, janë dhe do të jenë kurdoherë frymëzim dhe krenari për të gjithë ne. Nderim pafund për të gjithë heronjtë e bujshëm dhe ata të heshtur, për ata trima që dhanë jetën për lirinë, dhe ata që punuan e vazhdojnë të kontribojnë çdo ditë me përulje dhe dashuri për këtë tokë! Në këtë 105 vjetor, ka mjaft vend për të reflektuar mbi situatën ku vendi ndodhet, dhe aspiratat tona për një Shqiptari të begatë dhe europiane! Jo pak ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër kanë tronditur jetën politike dhe mbi të gjitha sociale. Hmoragjia e një rinie që e kërkon të ardhmen jashtë atdheut, duhet të jetë një këmbanë e fortë alarmi për një reflektim të sinqertë dhe mbi të gjitha patriotik. Të dashur motra dhe vëllezër, ju ftojmë të mos e humbisni besimin në këtë vend, që sado i përvuajtur, ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe brezat që rriten do ta shijojnë në më të mirën e tij! I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm ta mbajnë kokën lart! Koha e të paudhëve do të marrë fund vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar! Fati I Kombit nuk duhet të jetë kurrsesi vetëm në dorën e forcave politike, por në dorën e gjithë shoqërisë civile, e cila duhet të zgjohet nga ky depresion dhe të luajë rolin e saj emancipues për zhvillimin dhe progresin e mbarë kombit shqiptar. Mesazhi i Familjes Mbretërore i drejtohet pikërisht mbarë popullit shqiptar për të qënë më optimist për të ardhmen e tij! Familja Mbretërore, ashtu sikurse e ka traditë, do të jetë kurdoherë në shërbim të popullit shqiptar, pa kushte, me përkushtim të plotë, me dashuri vëllazërore dhe me besim të pakompromis në Zot e në Atdhe. Edhe një herë ju urojmë Gëzuar Festën e shenjtë të Flamurit, me shpresë dhe bindje për një të ardhme më të mirë për mbarë Kombin Shqiptar. Familja Mbretërore Shqiptare LT Princ Leka dhe LS Princeshë Elia”.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Kristina Bakiu sqaron njëherë e mirë: Ja përse e kam ndërruar emrin

Kristina Bakiu sqaron njëherë e mirë: Ja përse e kam ndërruar emrin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera