Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Marina na prezanton për herë të parë me portretin e Marget 16/07/2025
Luftë e hapur në showbiz: Nicki Minaj turpëron publikisht SZA-n 16/07/2025
Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Don Xhonit? Fotoja që i vuri flakën rrjetit  16/07/2025
Motrat Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait dhe rrjeti shpërtheu në kritika! 16/07/2025
Paskemi dasmë! Selena dhe Benny martohen në shtator? 16/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Një verë e mbushur me kujtime në Spectapolis

28/08/2024
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Një verë e mbushur me kujtime në Spectapolis

 Spectapolis u krijua me një vizion të qartë: të jetë zemra e argëtimit dhe kulturës në kryeqytet, një vend ku çdo individ mund të gjejë hapësirën e tij ideale për të përjetuar netët më të bukura të verës. Misioni ynë ka qenë gjithmonë të sjellim muzikë cilësore, artistë të jashtëzakonshëm dhe një përvojë të sigurt dhe të qetë për të gjithë.





Këtë sezon veror, ne e realizuam këtë mision, duke sjellë larmi muzikore dhe ngjarje që i dhanë kryeqytetit tonë energji e gëzim. Në Qytezën e Spektaklit, siç e pagëzuam, shijuam në qershor emocionet e Europianit 2024, por sidomos ato që Kombëtarja jonë na dhuroi. Artistë shqiptarë performuan në dy skenat e ngritura fillimisht. Korriku i dha një tjetër dimension më pas kryeqytetit: me një skenë që askush më herët nuk kishte mundur ta instalonte, një skenë që priti artistët më në zë në botë, të cilët në hartën e tureve të tyre futën edhe Shqipërinë duke performuar në Spectapolis. Stadiumi Selman Stërmasi u bë destinacioni i preferuar për çdo moshë dhe shije muzikore. Çdo vizitor krijoi kujtime të çmuara në këtë hapësirë të veçantë, ku bashkohen e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e muzikës me emra si Jason Derulo, Konstantios Argiros, Capital T, Giusy Ferreri, Gipsy Kings, Skip Marley, Nouvelle Vague, Ivi Adamou & Stavento, Sardi Strugaj, Alborosie, La Fanfarria del Capitan, Dren Abazi, 3 Musketjerët, Vedat Ademi, Altin Goci, Renis Gjoka, Valbona Halili, Altin Shira, Lorenc Hasrama, Xhesika Polo, Andi Tanko, Gent Hazizi me stand-up comedy.

🎶 Mirëpo, natyra tha fjalën e vet më 26 gusht. Një stuhi e papritur dhe e fuqishme goditi kryeqytetin, me shi të dendur, breshër dhe erëra të forta, të cilat për rreth 35 minuta në një hapësirë të madhe dhe të hapur si ajo e Spectapolis, kushtet ekstreme atmosferike shkaktuan dëme të mëdha teknike, përfshirë skenën tonë 24 metra të lartë e 1200 metra katrorë. Megjithatë, fatmirësisht dhe falë përkushtimit të ekipit tonë, dëmet u kufizuan vetëm në pajisje dhe jo në burime njerëzore. Kjo ngjarje na detyron sot të ndërpresim programin e sezonit që ishte përcaktuar të merrte jetë në Spectapolis, por misioni ynë mbetet i pandryshuar.


❤ Ne jemi të bashkuar dhe më të fortë se kurrë, të vendosur të vazhdojmë përmbushjen e vizionit tonë. Spectapolis do të rikthehet më madhështor dhe më i pasur, për të vijuar me misionin e tij, për të qenë zemra e argëtimit dhe e kujtimeve të bukura në kryeqytet.

Një kalendar i ri fantastik është në përgatitje për sezonin pasardhës, dhe ne mezi presim t’ju ftojmë sërish për ngjarje të bukura, për të krijuar kujtime të reja dhe për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët me ju.




🎤 Ju falenderojmë për çdo ngjyrë dhe emocion që ndatë me ne në Spectapolis, nga mbështetja e Kombëtares, te gëzimi i Colour Day Festival, nga historitë që i ndatë me miq të afërt e të largët në rrjetet sociale e deri te refrenet e këngëve që brohoritëm të gjithë bashkë. Qëndroni me ne, sepse emocionet më të mëdha janë ende përpara. Do t’ju rrëfejmë shumë shpejt për historitë e bukura që vijojnë të shkruhen. Shihemi në Spectapolis, vendi ku çdo moment bëhet i paharrueshëm! Vendin e takimeve do t’ua zbulojmë së shpejti, por emrin e pagëzimit mos e harroni: Spectapolis!

Shihemi e dëgjohemi së shpejti!

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Marina na prezanton për herë të parë me portretin e Marget
Breaking News

Marina na prezanton për herë të parë me portretin e Marget

16/07/2025
Luftë e hapur në showbiz: Nicki Minaj turpëron publikisht SZA-n
Breaking News

Luftë e hapur në showbiz: Nicki Minaj turpëron publikisht SZA-n

16/07/2025
Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Don Xhonit? Fotoja që i vuri flakën rrjetit 
Breaking News

Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Don Xhonit? Fotoja që i vuri flakën rrjetit 

16/07/2025
Motrat Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait dhe rrjeti shpërtheu në kritika!
Breaking News

Motrat Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait dhe rrjeti shpërtheu në kritika!

16/07/2025
Paskemi dasmë! Selena dhe Benny martohen në shtator?
Breaking News

Paskemi dasmë! Selena dhe Benny martohen në shtator?

16/07/2025
Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!
Breaking News

Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!

15/07/2025
Next Post
Java nis mirë për këto shenja të horoskopit, të tjerat duhet të kenë kujdes!

Horoskopi i shtatorit kërkon kujdes të veçantë!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera