Një foto e vetme e këngëtares së njohur, Jennifer Lopez ka bërë që fansat menjëherë të fiksohen pas ‘look-ut’ të saj.
51-vjeçarja është shfaqur me një veshje lëkure në ngjyrë kafe, të cilën e kishte kombinuar me çizme dhe syze në po të njëjtën ngjyrë.
Kjo pamje e këngëtares ka mjaftuar që ndjekësit të “fiksojnë” një nga trendet e vjeshtës së këtij viti.
Kujtojmë se Jennifer ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me ‘look-un’ e saj, duke eksperimentuar jo pak herë me të me veshjet plot sharm./revistawho.com