Rrugët ndryshojnë, marrin kryqëzime që ndonjëherë i imagjinojmë, e herë të tjera jo. Kështu ka ndodhur edhe Grinesin, djaloshin që tanimë ka surpriza të reja. Disa muaj më parë e pamë të debutonte në videoklipin e Ronela Hajatit, sigurisht që edhe videot super të suksesshme në TikTok nuk mund ti lëmë pa i përmendur, por tani… Tani çfarë? Tani kemi të reja nga Grinesi. Gjërat kanë ndryshuar dhe ulala, Grinesin shumë shpejt do ta shohim në një dimension të ri. Nëse hedh një sy në Instagramin e tij, kupton se diçka po zihet në karrierën e tij. Dhe në fakt po, ai tanimë është pjesë e agjencisë së njohur të modelingut, Cyrus model academy”, një akademi e krijuar në Austri në vitin 2019 dhe operon tashmë në shumë shtete evropiane. Grines Fezollari duket se do të na sjellë surpriza dhe viti 2024 me siguri do të jetë i tiji…









