Edicioni i parë i “Big Brother Vip 1” u mbyll me finalen e 18 shkurtit të vitit të kaluar. 4 finalistët ishin: Beniada Nishani, Einxhel Shkira, Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri. Çmimin e madh prej 100 mijë eurosh e rrëmbeu ky i fundit. Por çfarë ka ndodhur me 4 finalistët pas një viti.
Beniada u angazhua në televizion, ku prej muajsh drejton një prej rubrikave në “E diell”. Ajo ende është një prej personazheve më të përfolura të shoubizit.
Einxhel ka një sërë surprizash. Historia e saj me Dagz ka qenë në qendër të vëmendjes. Verën e kaluar çifti bëri të ditur se presin një fëmijë. Pak para lindjes së bebushit, Dagz i propozoi për martesë moderatores. Më 12 dhjetor 2022 ata u bënë prindër. Përsa i përket pjesës profesionale, Einxhel ka theksuar herë pas here se ka disa projekte që do të vinë shpejti.
Donaldi menjëherë pas daljes u vu në shënjestër për shkak të trekëndëshit me Beatriksën dhe Borën. Ai u nda nga Beatriksa pak kohë pasi përfundoi aventurën në “BBV”. Më pas nisi emisionin në “Top Channel” bashkë Romeon, teksa jeta personale ishte ajo për të cilën ishte në faqet e para të mediave rozë. Nuk u desh shumë kohë për të kuptuar se ishte rikthyer me Borën dhe këtë herë dyshja nuk janë fshehur nga kamerat. Po jetojnë historinë e tyre të dashurisë. Së fundmi po flitet për një shtatzëni të mundshme të Borës, megjithatë gjithçka mbetet në kuadër të hamendësimeve.
Iliri, fituesi i “BBV1”, u rikthye në Itali, për të ardhur sërish në Shqipëri. Një premtim për t’u mbajtur dhe ai e bëri. Dasma madhështore që ai i bëri surprizë të shoqes u bë shpejt lajmi i parë kudo. Edicioni i ri i “Dance Albania” e gjeti në krye të jurisë, ndërsa pas përfundimit të kësaj përvoje, Iliri nuk ka përmendur projekt tjetër në Shqipëri. Mund të ketë surpriza? Sigurisht që po.








