Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa një vit më parë humbi njeriun më të shtrenjtë, babain e saj.
Dhe pse ka kaluar kohë, dhimbja është njësoj si ditën e parë. Në një postim në Instagram Ajola e kujton atë duke i dedikuar disa fjalë që na i mbushën sytë me lot të gjithëve. Në foto ajo shihet në ditën e dasmës së saj duke përqafuar babain. “Një vit pa ty. Dhe nuk ka asgjë që ta lehtësojë dhimbjen për humbjen tënde. Asnjë përqafim nuk e zëvendëson tëndin.Të dua përgjithmonë”, shkruan ajo në foto.
Momente të tilla nuk janë të thjeshta për t’u përballuar dhe duket se dhimbja lehtësohet paksa kur e ndan me të tjerët. Këtë gjë ka bërë Ajola gjatë gjithë këtyre muajve duke shprehur publikisht në llogarinë e saj mungesën dhe dhimbjen që i ka lënë largimi i të atit.