Gati një vit pas fejesës së saj, aktorja shqiptare, Eliza Dushku ka vendosur t’i jap fund beqarisë. Gjatë kësaj fundjave, Eliza dhe partneri i saj, Peter Palandijan, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Boston. Aktorja kishte zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të festuar për ditën më të rëndësishme në jetën e saj. Të gjithë miqtë e saj kishin pedaluar me biçikleta në qytetin e Bostonit për të festuar të gjithë së bashku për martesën e Elizës dhe Peter. Fotografi i njohur Fadil Berisha, ka ndarë disa çaste shumë të veçanta nga ajo ditë. Në njërën nga videot e publikuara Eliza duket se ka zgjedhur një fustan shumë të thjeshtë.
https://www.instagram.com/p/Bmo-4q4lcDN/?taken-by=fadilberisha
Aktorja shqiptare ka vite e lidhur me partnerin e saj, por ka preferuar që lidhjen të mbajë sa më larg syrit të publikut. Peter Palandijan është 54 vjeç dhe është drejtor i një kompanie imobiliare. /revistawho.com

https://www.instagram.com/p/Bmn3uHVFusw/?taken-by=fadilberisha







