Një vit më parë, Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë me një vajzë të quajtur Helena.
Ajo dhe partneri i saj kanë ndarë momente të ndryshme me vajzën duke treguar se ardhja në jetë e saj i ka ndryshuar gjithçka.
Së fundmi me anë të një postimi në ‘Facebook’ Diellza i ka dedikuar fjalët më të ndjera të voglës së saj. Kolgeci ka përshkruar se si ka ndryshuar jeta e saj që pas ardhjes në jetë të së bijës, me të cilën ka provuar se çfarë është gëzimi, lumturia dhe dashuria.
Në fotot e publikuara duket se Helena tashmë është rritur goxha dhe është bërë një vogëlushe mjaft simpatike, njëjtë si mami i saj./revistawho.com