Dje shumë qytetarë të bregdetit i janë rikthyer plazhit. Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta u kanë dhënë mundësi atyre të shijojnë për disa orë rrezet e diellit dhe motin e pazakontë për stinën.
Por si do të jetë moti gjatë kësaj jave?
Sipas shërbimit Meteoalb, edhe ditët e para të javës, do të dominojë mot i kthjellët dhe me temperatura të larta.
Duke filluar që nga dita e hënë, gjatë gjithë ditës, vijon dominimi i motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në gjithë territorin shqiptar. Po në vlera të larta, temperaturat do të mbeten edhe për ditët e tjera, duke prekur vlerat 28 – 30 °C.