Dua Lipa ka postuar një seri fotosh të reja ku shfaqet bjonde dhe kjo ngjyrë i shkon shumë, por këngëtarja ka marrë shumë kritika. Komentuesit shprehen se Dua po i dëmton flokët duke i ndryshuar ngjyrën kaq shpesh, por mesa duket shumë prej tyre nuk e dinë të vërtetën, edhe pse këngëtarja e ka shkruar në përshkrimin e postimit.
E vërteta është se Dua nuk i ka lyer flokët, por ka vendosur paruke. Për më tepër fotot i përkasin disa muajve më parë kur bëheshin provat për filmin “Argylle”. Kështu që nuk ka vend për tu shqetësuar për flokët e Duas!
View this post on Instagram








