Nëse doni të jetoni deri në 100 vite duhet të keni parasysh shumë elementë të tjerë përveç dietës ushqimore. Një studim i disa njerëzve që jetonin në një fshat të Italisë zbuloi se ata kishin të njëjtat karakteristika psikologjike duke përfshirë kokëfortësinë dhe elasticitetin. Në këtë studim ata persona që ishin 90-101 vjeç u pyetën në lidhje me migrimin, eksperiencat e tyre traumatike dhe besimin. Gjithashtu u pyetën edhe pjestarët e rinj të familjeve për mendimet që ata kishin në lidhje me antarët në moshë të madhe të familjes. Të rinjtë i përshkruanin të vjetrit si njerëz që arrinin të kontrollonin veten, autoritar dhe kokëfortë. Por personat nga 90-101 vjeç ishin edhe shumë elastikë me të tjerët dhe përshtateshin lehtë me ndryshimet. Ata mendojnë se ndryshimet janë jetë dhe të japin mundësinë që të rritesh si person. Personat e pyetur kishin kaluar përvoja aspak të këndshme në jetë si psh: emigrimin, humbjen e një personi të afërt, depresion, prandaj atyre u është dashur të përshtaten me gjërat që nuk munden t’i ndryshojnë ose kanë luftuar fort për gjërat që mund t’i ndryshojnë.
Personat e vjetër kishin dhe disa karakteristika të tjera si pozitivitetin, etikën e fortë të punës, lidhje shumë të forta me familjarët e tyre dhe besimin. Të gjithë këta persona ishin ende aktivë në jetën e tyre, merreshin me punë të ndryshme, duke i dhënë një qëllim jetës. Këta persona janë shumë të lumtur dhe të kënaqur me jetën e tyre dhe kështu arrijnë të luftojnë edhe depresionin. Kjo është e kundërta e asaj që mund të presim kur plakemi dhe kjo do të thotë se plakje nuk do të thotë vetëm trishtim për jetën që kaloi shpejt.
Ka shumë studime për jetëgjatësine e popullatave dhe ka disa vende që quhen “zona blu” ku përfshihet: Italia, Greqia, Japonia, Kosta Rika dhe Kalifornia ku njerëzit në përgjithësi jetojnë më gjatë se në vendet e tjera./revistawho.com