Bella Hadid ka tërhequr një vëmendje të madhe pasi u shfaq dukshëm tepër e dobët gjatë xhirimit të skenave për dramën e ardhshme të Ryan Murphy, The Beauty në Paris këtë javë.
28-vjeçarja u pa një bel jashtëzakonisht të hollë dhe kafazi i kraharorit i dukej qartë.
Disa komentues spekuluan se pamja e saj mund të jetë e lidhur me rolin, shumë prej tyre shprehën shqetësimin për shëndetin e saj.
Për më tepër, imazhet shkaktuan reagime të mëtejshme mbi imazhin e trupit në industrinë e modës.
Hadid ka folur më parë hapur për peshën e saj të luhatshme, dismorfinë e trupit dhe luftën me çrregullimet e të ngrënit.
Në një intervistë të kaluar me People, ajo deklaroi: “Unë me të vërtetë nuk doja të humbisja peshë. Por nuk është faji im.”