Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Njeriu duhet të ketë kujdes kur e prek fytyrën”, këto janë vajzat e showbiz-it shqiptar që janë penduar për ndërhyrjet estetike

27/07/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Njeriu duhet të ketë kujdes kur e prek fytyrën”, këto janë vajzat e showbiz-it shqiptar që janë penduar për ndërhyrjet estetike

Gjithmonë është thënë se aparenca tërheq. Ndodh që shumë prej nesh të mos jenë të kënaqur me pamjen fizike dhe në një moment të kërkojnë të ndryshojnë një tipar. Aq më tepër kur je dhe një personazh i njohur, që duhet të kesh një pamje perfekte. Sot zgjidhja është shumë më e lehtë, mjafton një operacion plastik dhe mund të kesh tiparet që dëshiron. Megjithatë jo çdo gjë shkon sipas planit. Ndodh që një procedurë nuk ecën siç duhet dhe për këtë biem pre e pendimit. Të tilla raste nuk janë të pakta edhe në showbiz-in shqiptar. Kryesisht janë vajzat ato që thjesht për një fiksim apo për një pakënaqësi të momentit, i janë nënshtruar operacioneve plastike dhe më pas janë penduar.





Albërie Hadërgjonaj


Këngëtarja e njohur në emisionin ‘Rudina’ ka shprehur hapur pendesën për operacionin që ka kryer në hundë. “Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë”, – ka thënë ajo.

Jolanda Dhamo

Jolanda ka thënë se është penduar për ndërhyrjen që ka bërë në buzë disa vite më parë. “Nga ai operacion unë nuk u bëra më e bukur, thjesht më kanë deformuar”, – ka rrëfyer këngëtarja në emisionin ‘Rudina’.

Çiljeta Xhilaga

Çiljeta është shprehur e penduar për operacionin që ka bërë në hundë dhe e ka pranuar këtë gjë publikisht në rrjetin social ‘Instagram’. Në një video të disa viteve më parë një ndjekëse i ka komentuar: “Mirë e ke pasur hundën mi, ç`pate që e operove”. Ndërsa Çiljeta i ka kthyer: “Atë mendova dhe unë kur e pashë, edhe pse s`ka ndonjë ndryshim të madh. Po hajd mo, mendtë e kokës thuaj”.

Dorina Mema

Në emisionin ‘Top Show’, Dorina ka pohuar se është penduar në moment të fundit për një ndërhyrje që ka bërë në buzë dhe e ka quajtur si një gabim të rinisë. “Kam qenë 27 vjeçe po e lashë përgjysmë, sepse kisha frikë. Sapo filloi injektimi i kërkova të ndalonin dhe nuk vazhdova më. Por përsëri i kam dy shenja’, – ka thënë ajo. /revistawho.com

Tags: operacionet plastikependese
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
Next Post
Pushime si të Rita Orës, nga një vend ekzotik në tjetrin

Pushime si të Rita Orës, nga një vend ekzotik në tjetrin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera