• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Njihuni me këngëtaren shqiptare që po korr sukses në Francë, së fundmi ka performuar për ‘Dior’

Megjithëse nuk është emër shumë i njohur në vendin ku ka nisur karriera e saj, Linda Rukaj ka arritur të vlerësohet për talentin jashtë Shqipërisë. Për ata që nuk e njohin, Linda është këngëtare kompozitore, kitariste dhe kontrabasiste. Ajo jeton që prej 2011-ës në Paris, por nuk e ka humbur kontaktin me vendlindjen pasi shumica  këngëve që këndon janë në shqip dhe në 2016-ën ka marrë pjesë në festivalin e ‘RTSH-së’, duke u rikthyer në skenën që preku kur ishte e vogël.

Së fundmi bukuroshja me origjinë shqiptare ka qenë e ftuar speciale për të interpretuar, si pjesë e bandës muzikore në festën madhështore të ‘Dior’. Linda ka arritur të interpretojë në bas duke dhuruar emocion tek të gjithë të pranishmit, ndër ta emrat më të rëndësishëm të kinematografisë, muzikës dhe modës. / revistawho.com