Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje… 21/01/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Njihuni me mamin dhe motrën e Klaudia Pepës, çfarë fshihet pas një familjeje të suksesshme

08/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Njihuni me mamin dhe motrën e Klaudia Pepës, çfarë fshihet pas një familjeje të suksesshme

Të gjithë e kemi vlerësuar dhe duartrokitur balerinën Klaudia Pepa, e cila jo na ka bërë shpeshherë të habitemi nga performancat e saj të jashtëzakonshme jo vetëm në skenat shqiptare, por sidomos edhe në ato italiane. Pas garës në “Amici”, Klaudias iu hapën shumë dyer në vendin fqinj për të qenë pjesëmarrëse në programe televizive dhe për të firmosur kontrata për projekte që i shtohen çdo ditë.





Sot, balerina shqiptare ka hapur edhe një akademi kërcimi me emrin e saj, në të cilën ushtrohen në balet fëmijë e të rinj, nën kujdesin e Klaudias. Të gjitha këto merita e suksese paskan pasur sekretin ne gjene – familjen e Klaudia Pepës. Shpeshherë edhe në rrjetet sociale, Klaudia tregon pikën e dobët të saj – familjen.


Këtë pasdite, Lume dhe Pamela Pepa, e ëma dhe motra e Klaudias, kanë qenë të ftuara në programin “Rudina” në Tv Klan dhe kanë rrëfyer më shumë për talentet dhe sukseset e tyre në vite. E ëma e Klaudias, Lume Pepa, është kampione e qitjes dhe numëron plot 85 gara në të cilat ajo ka marrë vendin e parë. Po kështu, edhe Pamela, motra e vogël, studion në vitin e fundit në Liceun Artistik për kanto. Pamela është një mezosoprano shumë e talentuar, madje edhe e guximshme. Këtë shtator, ajo do të fillojë përgatitjet për të realizuat një koncert recital në Tiranë.

Të gjitha këto suksese të familjes, Lume Pepa i përjeton me shumë emocion. Natyrisht, të dyja vajzat e kanë bërë krenare me arritjet e tyre në vite, por Klaudia ka qenë gjithmonë krenaria e saj, ndaj edhe sapo fillon të flasë për të, e ka të vështirë t’i mbaje lotët.

Duke rrëfyer për vajzën e madhe, zonja Pepa tregon se Klaudia është privuar nga lojërat e fëmijërisë, ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj. Hyrja në balet qysh në moshën 5-vjeçare e vulosi një herë e përgjithmonë talentin dhe pasionin e saj për baletin, ndaj edhe çdo përpjekje tjetër për ta shkëputur ishte e kotë: “Vullneti që ka Klaudia është i jashtëzakonshëm, ka një forcë të brendshme të të arriturit të gjërave. Sapo arrin një gjë, kërkon edhe një tjetër. Duhet të bëj edhe këtë, edhe atë, është forca e brendshme që e nxit për të arritur gjithmonë e më shumë, është vajzë shumë punëtore.…” – rrëfen Lume Pepa për të bijën.

Ndërsa Pamela ka një armë tjetër të fortë – zërin, të cilin, siç thotë ajo, e ka të trashëguar nga i ati që ka kënduar para shumë vitesh: “Zërin them se e kam trashëguar nga babi…” – tregon Pamela për “Rudina”, si për të ndarë pozicionet në familjen e saj.

Si për Klaudian, edhe për të, e ëma përlotet ndërsa e dëgjon të flasë me përkushtim për pasionin për muzikën: “Kështu më ndodh edhe me Klaudian. Sa herë e shoh atë të kërcejë, unë qaj…” – thotë Lumja mes lotësh. Të gjithë nënat e dinë: ku ka më bukur se të jesh krenar për fëmijët: “Është kënaqësi e çdo prindi, të shohë fëmijën të realizuar në ëndrrat dhe dëshirat e veta…” – thotë nëna e dy vajzave, me të cilat është ndier gjithmoën krenare./Class

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Next Post

Ish-fituesi i ‘Big Brother’ i magjepsuar pas Albana Osmanit: Kur shoh sytë e tu...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera