Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Na ftohu distanca”, Ledri flet për ndarjen nga Sara dhe jo vetëm: Më duket e lumtur me atë djalin! 13/07/2025
“Tregon sa fakire je”, deklarata e Gertës ndez rrjetin! 13/07/2025
Vanessa Hudgens ndan lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të dytë! 12/07/2025
“Tunel i errët”, Fedez rrëfen tentativën për vetëvrasje në librin e tij autobiografik! 12/07/2025
Luiz Ejlli: Pas 40 vitesh, kam gjithçka që kam ëndërruar! 12/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Të tjera

Njihuni me pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2022! Po Shqipëria çfarë vendi mban?

20/07/2022
in Të tjera
Reading Time: 2 mins read
A A
Njihuni me pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2022! Po Shqipëria çfarë vendi mban?

Në listën e pasaportave më të fuqishme në botë, kryesojnë tri pasaporta aziatike.  Në raportin më të ri tremujor të publikuar nga firma këshilluese globale e qytetarisë dhe qëndrimit me qendër në Londër, Henley & Partners, btri pasaportat janë ajo e Japonisë, Singaporit dhe Koresë së Jugut.





Japonia u ofron qytetarëve të saj akses pa viza ose viza sipas kërkesës në një rekord prej 193 destinacionesh në të gjithë botën , krahasuar me 192 të dy të tjerëve, Singaporit dhe Koresë së Jugut.

Por për shkak të masave antikovid të Azisë, do të thotë se ata qytetarë kanë më pak mundësi që aktualisht ta përdorin atë liri udhëtimi, sesa njerëzit në Evropë apo në Amerikë.


Kërkesa ndërkombëtare e pasagjerëve për udhëtime ajrore në rajonin Azi-Paqësor është ende më pak se një e pesta e niveleve para pandemisë, sipas statistikave më të fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Dominon Evropa




Pranë tri vendeve të para qëndrojnë vendet evropiane.  Gjermania dhe Spanja janë të lidhura në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.

Pas tyre Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, të gjitha në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e gjashtë.

Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara shfaqen në vendin e shtatë, krahas Belgjikës, Norvegjisë dhe Zvicrës.

Afganët ulen sërish në fund të indeksit dhe mund të hyjnë në vetëm 27 vende, pa kërkuar vizë paraprakisht.

Për shkak të pushtimit të Ukrainës, mbajtësit e pasaportave ruse janë më të shkëputur nga pjesa tjetër e botës se kurrë më parë. Nëse po pyesni veten në çfarë vendi është Shqipëria, po e themi, është në vendin e 53-të.

 

Pasaportat më të mira për muajin korrik 2022 janë:

  1. Japoni (193 destinacione)
  2. Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)
  3. Gjermani, Spanjë (190 destinacione)
  4. Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)
  5. Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)
  6. Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)
  7. Belgjikë, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara (186 destinacione)
  8. Australi, Kanada, Republika Çeke, Greqi, Maltë (185 destinacione)
  9. Hungaria (183 destinacione)
  10. Lituani, Poloni, Sllovaki (182 destinacione)

Pasaportat më të këqija për muajin korrik 2022

  1. Koreja e Veriut (40 destinacione)
  2. Nepal, territori palestinez (38 destinacione)
  3. Somali (35 destinacione)
  4. Jemeni (34 destinacione)
  5. Pakistan (32 destinacione)
  6. Siri (30 destinacione)
  7. Irak (29 destinacione)
  8. Afganistan (27 destinacione)

 

Tags: amerikaindeksiJaponiapasaporteSingapori
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Tendencat e kontentit digjital arrihen lehtësisht me Galaxy Z Flip5
Jetë

Tendencat e kontentit digjital arrihen lehtësisht me Galaxy Z Flip5

29/09/2023
“WhatsApp” do të vijë me pesë ndryshime, por ne ndaluam tek i dyti!
Të tjera

“WhatsApp” do të vijë me pesë ndryshime, por ne ndaluam tek i dyti!

03/10/2022
Ben Blushi, fotografi që theu tabu
Të tjera

Ben Blushi, fotografi që theu tabu

27/09/2022
Një natë në hotelin më të vjetër në botë qenka më lirë sesa e kishim menduar!
Të tjera

Një natë në hotelin më të vjetër në botë qenka më lirë sesa e kishim menduar!

17/09/2022
Ju mund të vuani (pa e ditur) nga misofonia!
Të tjera

Ju mund të vuani (pa e ditur) nga misofonia!

13/09/2022
Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të bëhen me pagesë shumë shpejt!
Të tjera

Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të bëhen me pagesë shumë shpejt!

02/09/2022
Next Post
Princi William dhe Kate janë me pushime, por kanë një “telash” të madh me mbretëreshën!

Princi William dhe Kate janë me pushime, por kanë një “telash” të madh me mbretëreshën!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera