Një përdorues i Reddit nga Londra, e shpërndau videon online pasi bleu ushqimin e quajtur ‘falafel’, të cilin ia përgatiti ky shitës i shpejtë, vetëm për 17 sekonda. Ai e publikoi videon me mbishkrimin “mbështjellësi më i shpejtë në botë i falafel”. Videoja, që është shikuar më shumë se 25,000 herë në vetëm dy ditë, shfaqë shitësin duke shtuar domate, ullinj dhe qepë të kuqe me një shpejtësi marramendëse.