Në festivalin e Coachella i cili është duke u zhvilluar gjatë këtyre ditëve në Kolorado merr pjesë edhe këngëtari shqiptar Albert Stanaj, i cili duket se po korr mjaft sukses.
Ai ka performuar në këtë festival në krah të këngëtarëve mjaft të njohur si Ellie Goulding, grupin “Lemaitre” etj. Stanaj është bërë i njohur në SHBA rreth dy vite më parë ndërkohë që është mbështetur nga emra si Drake etj. Në festivalin e Coachella-s këtë vit ka qenë pjesë edhe fashionista Armina Mevlani.