Skënderi, që studion Juridikun, është i njohur tek shumë përdorues të rrjeteve sociale për fotografitë e bisedave me Rihanen që i poston në Instagram dhe Twitter.
Ai është një adhurues i flakët i RiRi, sa që edhe emrin në Twitter e ka “Skenderihanna”, shkruan Gazeta Express.
Në fotografitë që ai i ka postuar në Twitter, ai pretendon se Rihanna ia ka uruar ditëlindjen dhe i ka shkruar shumë herë të tjera – fotografi këto të cilat janë ripostuar edhe nga përdorues të tjerë të këtij rrjeti social.
Për vërtetësinë e këtyre fotografive mund të gjykoni vetë, por ai duket se me të vërtetë flet me këngëtaren e famshme, pasi këtë nuk ia kanë mohuar as komentuesit e tij.









