Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Njihuni me triumfuesit e Gjeneratës S, ja cilët janë të rinjtë që do ndryshojnë botën!

29/03/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Njihuni me triumfuesit e Gjeneratës S, ja cilët janë të rinjtë që do ndryshojnë botën!

E enjtja e 28 Marsit shënoi dhe përmbylljen e një gare, e cila prej disa muajsh hodhi dritë mbi idetë e projektet e të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Super Generation, përmes disa fazave, njohu publikun me vajza dhe djem të qyteteve të ndryshëm, të cilëve iu dha mundësia për të bërë realitet projektin e tyre.





Në eventin final, ALBtelecom jo vetëm përzgjodhi fituesit, por dhe i surprizoi tre projektet finaliste me çmime ekstra.


Mario Alla, Gevio Tabaku, Dorian Kane dhe Kadri Manaj prezantuan idetë e tyre përpara jurisë me në krye Z. Tahsim Yilmaz, CEO-n e ALBtelecom. Z. Vasil Naçi, CEO dhe President i Agna Group, Znj. Dorina Çinari, Zv. Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Z. Seyhan Pencabligil, CEO i Bankës Kombëtare Tregtare vlerësuan me çmimin e parë 18 vjeçarin Mario Alla, i cili prezantoi aplikacionin Traveler.

Në fjalën e tij CEO i ALBtelecom z. Tahsin Yilmaz u shpreh besimplotë se brezi i ri ka rolin vendimtar në krye të rrugës drejt novacionit të së ardhmes. “Kjo është arsyeja pse ne në ALBtelecom vendosëm të përqendrojmë energjitë tona drejt mbështetjes së entuziastëve të rinj të teknologjisë dhe jemi shumë të lumtur që jemi njohur me shumë ide dhe jemi takuar me shumë të rinj të talentuar.”- shtoi z. Yilmaz.

Mine.al ideuar nga dy djemtë e pasionuar pas teknologjisë Doriani dhe Kadriu ishte projekti më i votuar nga publiku dhe fitoi çmimin e tij  prej 500 Eur. Përveç kësaj shume, ALBtelecom surprizoi dy djemtë me 500 Eur të tjera BONUS, duke e çuar çmimin e tyre në 1000 Eur. Po kështu projekti tjetër finalist Portalistudentor.al u vlerësua me një çmim BONUS në vlerën e 1000 Eur ofruar nga ALBtelecom dhe Agna Group.

Përgjatë muajve të zhvillimit të tij, konkursi Super Generation jo vetëm evidentoi talentet e një gjenerate të re, por dhe i ndihmoi pjesëmarrësit të përditësohen në mënyrat se si mund tu japin jetë ideve të tyre.

ALBtelecom gjithmonë ka qenë pranë nismave të të rinjve dhe është treguar pararojë në mbështetjen e talenteve të reja. /revistawho.com

Tags: Albtelecomgjenreata e rete rinjte
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Pas marrëdhënies së mirë të Meghan dhe Kate fshihet një marrëveshje

Pas marrëdhënies së mirë të Meghan dhe Kate fshihet një marrëveshje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera