Shumë mjekë dhe shkencëtarë janë përqendruar në analizimin e ushqimeve që mund të luftojnë gjumin e keq. Dhe kanë nxjerrë të paktën disa lajme të mira për t’u vënë… në tavolinë.
Kivi: dy fruta një orë para gjumit
Frutat e pasura me vitamina C njihen për aftësitë antioksiduese, për praninë e fibrave dhe kaliumit. Si rrjedhojë ndihmojnë trupin në muajt e dimrit, rrisin aftësitë imunitare, mbrojnë zemrën dhe frymëmarrjen e të vegjëlve dhe tani, mbështet një kërkim i Universitetit Mjekësor të Tajpeit, zbulohen edhe përbërësit e ushqimit që ndihmojnë për të fjetur më mirë. Kërkimi mbi 22 gra dhe 4 burra të moshës 20-50 vjeç ka treguar se ushqimi i përditshëm i kivit rrit cilësinë dhe sasinë e gjumit. Njerëzit të cilët morën pjesë në studim vuanin nga shqetësime të gjumit dhe për katër javë konsumuan dy kivi një orë para se të flinin. Rezultati pas një muaji: ulje e kohës për t’i zënë gjumi, rritje e gjumit të thellë, i cilësisë, efektivitetit dhe kohëzgjatjes.
Arrat: rrisin nivelin natyral të melatoninës
Ky frut përmban proteina, karbohidrate dhe yndyrna (Omega 3 shumë e rëndësishme për të luftuar plakjen), minerale dhe vitamina. Por një studim i Universitetit të Teksasit i disa viteve më parë ka zbuluar se edhe konsumi i arrave mund të rrisë nivelet e melatoninës, hormon që zakonisht prodhohet natyralisht kur sytë tanë janë në errësirë dhe për këtë arsye është një element thelbësor në gjumin natyral. Konsumimi i arrave do të ndihmonte për prodhimin e melatoninës dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.
Bajamet: Të pasura me magnez, mineral thelbësor për gjumë të mirë
Janë veçanërisht të pasura me magnez, por edhe me minerale të tjera, vitamina, omega, të duhurat për të ruajtur zemrën, arteriet, kockat, ndihmojnë për një gjumë të mirë. Sipas një studimi amerikan, mungesa e magnezit do të çonte në një humbje të cilësisë së gjumit: për këtë mjafton të konsumohen bajame çdo ditë për të rikuperuar sasitë e këtij minerali (rreth 400mg në ditë).
Ekstraktet e algave të detit
Një sasi e vogël e përditshme mjafton për të përmirësuar cilësinë e orëve të natës. Acidet yndyrore omega 3 nuk gjenden vetëm tek peshqit apo frutat e thata: janë të pranishme në përqendrim të madh edhe në algat e detit. Një kërkim i Universitetit të Oksfordit ka zbuluar që me një sasi të vogël të përditshme të algave të detit, cilësia e gjumit dhe prania e omega 3 rritej. Gjatë këtij studimi u analizua një grup prej 360 fëmijësh me probleme gjumi, u përmirësuan në mënyrë të konsiderueshme pas periudhës së provës me bazë algash.
Lëng qershie: dy kupa me lëng në ditë dhe përfitohet një orë gjumë
Një kupë me lëng të freskët qershie, nëse konsumohet dy herë në ditë, për dy javë, rriti sasinë e gjumit me një orë të personave që iu nënshtruan studimit shkencor të drejtuar nga Universiteti i Shtetit të Luizianës. Edhe në ktë rast, shkak është aktivizimi i shpejtë i hormonit melatoninë, të nxitur nga qershitë.
Bukë me gjalp kikiriku: Yndyrnat aktivizojnë insulinën që nxit gjumin, por kujdes mos abuzoni
Një panine që bashkon karbohidratet, yndyrnat dhe sheqernat, është ideale për të bërë të mundur fjetjen sa më të shpejtë. Pse? Në gjalpin e kikirikëve ka yndyrna të afta për të nxitur prodhimin e insulinës dhe kjo e fundit gjithnjë lidhet me gjumin. Ashtu si karbohidratet që, nëse konsumohen në darkë, ndihmojnë për fjetjen më lehtë. Kini kujdes që të mos e ekzagjeroni: të njëjtët ushqyes nëse merren në sasi të mëdha para se të flini, mund të shkaktojnë shtim në peshë dhe mbatje uji.
Kamomili: i efektshëm si ilaçet e gjumit
Nuk mund të mungonte kamomili për të qetësuar trupin dhe mendjen, dhe për të ndihmuar për të të zënë gjumi: lëngu i luleve të thata të kamomilit, me ose pa bustinë, i konsumuar në ujë të ngrohtë pas disa minutash. Janë të shumta studimet shkencore që tregojnë gjatë viteve aftësinë e kësaj pijeje me shije antike. Më i fundit ishte një studim japonez që tregoi se minjtë e kuruar me kamomil flinin njësoj me ata të kuruar me ilaçe për gjumë, shkruan kosovarja.