Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën! 04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET! 04/12/2025
Ajo tha: Poooo! Jori merr propozimin romantik nga partneri! 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Njollat në lëkurë, dermatologia tregon si t’i trajtojmë dhe të parandalojmë shfaqjen e tyre

16/05/2018
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A

Aksesori më i mirë që mund të keni gjatë kësaj vere është një lëkurë e shndritshme dhe plot vitalitet. Fatkeqësisht për shumë prej nesh, gjatë kësaj stine, ndodh përjetimi i pakëndshëm i njollave nga dielli apo hiperpigmentimeve të lëkurës. Pigmentimi i lëkurës ndodh atëhere kur kemi shtim të prodhimit të melaninës, e cila është një situatë që mund të nxitet nga faktorë të ndryshëm, duke përmendur predispozitën genetike, çrregullimet hormonale, stresin dhe dëmtimin në lëkurë, por një nga faktorët madhorë mbetet gjithnjë ekspozimi në diell. Hiperpigmentimet në lëkurë, veç dukjes jo të pëlqyeshme që japin, humbjes së shkëlqimit dhe vitalitetit, janë dhe nga situatat më të vështira për t`u trajtuar, ndaj është shumë më i rëndësishëm parandalimi i shfaqjes së tyre.





Dermatologia Migena Gega jep disa këshilla për të kuptuar më shumë mbi hiperpigmentimet e lëkurës, dhe disa masa për trajtimin dhe parandalimin e tyre:

1. Gjeni shkakun e hiperpigmentimeve. Ka tri lloj hiperpigmentimesh:


  • Melasma. Ky tip hiperpigmentimi shkaktohet nga çrregullimet hormonale, dhe është një gjetje e zakonshme gjatë shtatëzënisë. Mund të vijë gjithashtu si shkak i disfunksionit të gjendrës tiroide, dhe efekt anesor i terapisë me kontraceptivë orale.
  • Lentigot solare. Njihen gjithashtu si njolla të plakjes, të cilat gjenden gati 90% tek personat me moshë mbi 60 vjeç, të shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.
  • Hiperpigmentimi post-inflamator, i cili ndodh pas patologjive të lëkurës si psoriasis, djegie, akne,si dhe pas disa trajtimeve specifike të lëkurës.
  1. Diskutoni situaten tuaj me mjekun dermatolog dhe merrni mjekimin përkatës. Të nevojshëm për trajtimin e hiperpigmentimeve,janë preparatet me “alfa hidroksi acide” dhe ato me përmbajtje retinoidesh, të cilat bëjnë eksfoliacion të lëkurës dhe rinim të saj. Disa nga preparatet kanë këto përbërës:
  • Hydrokuinone
  • Acid kojic
  • Acid Azelaic
  • Acidi mandelik
  1. Provoni një preprat që mund të përdoret dhe në kushtet e shtëpisë. Të tillë përbërës të njohur për efektet e tyre depigmentuese mund të jenë:
  • Vaji i trëndafilit
  • Kastraveci ose lëngu i tij
  • Lëngu i limonit
  • Aloe vera
  • Patatja
  • Uthulla e mollës
  • Avokado
  • Banane

Disa maska me përbërës natyralë që mund të përdoren në kushte shtëpie:

  • Maskat me permbajtje limoni janë të vlefshme në sajë të vitaminës C që ai përmban, e cila njihet si antioksidant dhe depigmentues i fuqishëm.
  • Shtrydhni lëng limoni të freskët dhe aplikojeni në lëkurë me një pambuk. Lëreni 10-15 min, pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm. Ndiqeni këtë procedurë 2 herë në ditë për disa muaj, derisa të shihni përmirësim të dukshëm.
  • Një mënyrë alternative për të përdorur limonin, është kombinimi i lëngut të tij me mjaltin për të krijuar një lloj maske, e cila aplikohet në lëkurë dhe lihet të veprojë për 15 min, pastaj shpëlahet fytyra me ujë të vakët e të bollshëm. Kjo procedurë mund të përsëritet një herë në javë për disa muaj.
  • Kujdes!! Personat me lëkurë të ndjeshme duhet të hollojnë lëngun e limonit me pak ujë përpara përdorimit.
  1. Merrni në konsideratë një procedurë jo-ablative të kryer nga profesionisti, në përputhje me lëkurën tuaj dhe stinen që kryhet:
  • Peeling kimik
  • IPL (Intense pulsed light) terapia,e cila kryhet nga profesionisti i kualifikuar
  • Terapia me lazer
  1. Parandalimi i hiperpigmentimit të mëtejshëm:
  • Limitoni kohën tuaj të ekspozimit në diell dhe nxirrjen artificiale. Përdorni masa të tjera mbrojtëse si kapelet e diellit dhe syzet.
  • Është shumë i rëndësishëm aplikimi i kremit të diellit, pavarësisht nëse nuk i pëlqeni erën apo teksturën.
  • Merrni në konsideratë medikamentet që po përdorni, pasi disa prej tyre, përfshirë medikamentet me përmbajtje hormonesh, mund të shkaktojnë hiperpigmentime në kohën që ju ekspozoheni në diell.
  • Bëni kujdes me trajtimet profesionale që ju beni, pasi një shkak i hiperpigmentimeve është dhe hiperpigmentimi post-traumatik i lëkurës. Pergatiti: Dr. SHk. Migena Gega
Tags: dermatologiaMigena Geganjollat ne lekure
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Next Post
Rikthimi i çiftit të ‘Karadayi’ në një film? Aktorja turke sqaron çdo gjë

Rikthimi i çiftit të ‘Karadayi’ në një film? Aktorja turke sqaron çdo gjë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera