Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nobeli i Paqes, kandidatë edhe banorët e Lesbosit në Greqi

02/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nobeli i Paqes, kandidatë edhe banorët e Lesbosit në Greqi

Banorët e ishullit grek të Lesbosit, që kanë ndihmuar të shpëtojnë refugjatët në rrugën e tyre të rrezikshme detare nga Turqia në Greqi, janë midis kandidatëve për Çmimin Nobel të Paqes, që do të shpallet në Oslo të premten, më 7 tetor. Nominimi ka ardhur pas propozimit të grupit global të aktivistëve “Avaaz”, që ka mbledhur më shumë se 670 mijë firma në internet, për këta banorë që i quan heronj të Egjeut, të cilët kanë hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre për të kursyer qindra e mijëra jetë njerëzish. Më tipikët midis tyre, gjyshja 85-vjeçare Emilia Kamvisi, fotografia duke ushqyer një foshnjë siriane e së cilës ka bërë xhiron e botës, si dhe peshkatari vendas Stratis Valiamos, që ka shpëtuar dhjetëra refugjatë nga mbytja me anijen e tij të peshkimit, e ka qenë dëshmitar kur deti Egje ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. “Nuk do të harroj kurrë një fëmijë të mbytur. Duhet të ishte 4 vjec ose 3, i mbytur. Dhe doja ta merrja që të mos e lija në det, por nuk mundesha për shkak të stuhisë. E shihja, e më pas e humbja nga sytë. Dhe më larg ishte një fëmijë tjetër, e më pas një tjetër më poshtë”, tha Stratis Valiamos, banor i Lesbosit. “Vinin fëmijët e shkretë të uritur. Dhe ne u bënim shoqëri e u jepnim për të ngrënë. I shihnim e na vinte keq. Fëmijët e shkretë që dridheshin e kishin ftohtë”, tha Emilia Kamvisi, banore e Lesbosit. Çmimi Nobel për Paqe, si asnjëherë tjetër ka këtë vit 376 kandidatura. Sipas mediave greke, megjithëse banorët e Lesbosit kanë shumë mundësi për të qenë fitues të tij, “rrezikohen” seriozisht nga kandidatura e marrëveshjes së paqes në Kolumbi, para disa ditësh, që i dha fund një lufte gjysmëshekullore.






Tags: banoret e ishulllit lesbositgreqikandidatenobel i paqes
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!
Breaking News

Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!

12/02/2026
Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!
Breaking News

Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!

11/02/2026
Next Post
I dhuroi veshkën gruas, tërhiqet nga futbolli “Totti”

I dhuroi veshkën gruas, tërhiqet nga futbolli “Totti”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera