Disa ditë më parë moderatorja e TCH, Kristela Gjoka dhe reperi Noga u kurorëzuan në martesë. Pas shumë thashethemesh për një ndarje të mundshme, Noga e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Reperi ka thënë për Revistën Who se martesa e tyre shkon shumë mirë dhe se lajmet që po qarkullojnë nëpër mediat sociale nuk janë të vërteta.