Noizy po qëndron në Kosovë për shkak të koncerteve të shumta dhe turit në çdo qytet. Mirëpo përveç koncerteve reperi ka gjetur kohë të qëndrojë me Dafina Zeqirin, mikeshën e tij të vjetër. Në një foto ata shfaqen të qeshur në kuzhinën e shtëpisë së këngëtares. Noizy dhe Dafina pritet të performojnë në Zyrih më 1 janar me këngëtarin Maitre Gims.