Noizy ka zgjedhur të hapë dyert e shtëpisë, duke shuajtur në këtë mënyrë të gjithë kuriozitetin e ndjekësve të tij se në cilin ambient e kalon ai përditshmërinë, ku stërvitet, ku i krijon projektet muzikore e cilat janë impenjimet kryesore gjatë ditës së tij.
Në një video të detajuar për ‘Prive’, reperi ka zbuluar çdo ambient brenda “perandorisë” së tij, ku luksi dhe hapësira e madhe janë gjërat e para që vë re.

Nga pamjet duket se Noizy është një fans i ngjyrave të tokës, asaj kafe, bezhë e të zezë, të cilat nuk mungojnë në çdo ambient të shtëpisë së tij. Me një hapësirë prej 450m, duket se reperi ka zgjedhur që brenda saj të mos mungojë asgjë, për të cilën do ishte i detyruar të linte shtëpinë.

Një interior designer, do të zgjidhte të komentonte më shumë rreth shijeve të veçanta të Noizyt, megjithatë ne ju sugjerojmë t’i shihni vetë pamjet që do ju lënë pafjalë:/revistawho.com







