Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Që në fillim i kemi…”/ Pas fjalëve të nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos  26/01/2026
Prit pak, Gabriel Garko qenka martuar para dy vitesh dhe ne e morëm vesh tani! 26/01/2026
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham? 25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Noizy ka një mesazh para “Alpha Show” dhe një ndjesë për miqtë dhe familjen!

31/07/2023
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Noizy ka një mesazh para “Alpha Show” dhe një ndjesë për miqtë dhe familjen!

Katër ditë para Alpha Show-t 2, Noizy falenderon dhe u kërkon falje, familjes dhe miqve





 

Nuk është e zakontë që një personazh i njohur, qoftë ky edhe nga bota e muzikës, të ndalojë e të reflektojë, jo vetëm për të falenderuar miqtë, të afërmit, familjarët por mbi të gjitha që t’ju kërkojë ndjesë publike për zhgënjimet apo shqetësimet që mund t’iu  ketë sjellë gjatë rrugëtimit të tij.


Noizy e ka bërë, me një kurajo e sinqeritet të madh, vetëm pak ditë para koncertit të tij të madh, që do të mbajë më 4 gusht, në sheshin “Nënë Tereza”. Në një video që ai ka postuar në Instagramin e tij dhe atë të Alpha Show-t, si pjesë të serive të rrëfimeve personale, që ka bërë këto kohë, falenderimet dhe ndjesën e parë Noizy e ka përcjellë për anëtarët e grupit OTR që krijoi në Londër, të cilët duhej “t’i baktiste” sepse synonte diçka shumë më të madhe: famën në Shqipëri. “Kur isha në Angli, sapo ishim formuar si grup u thashë miqve të mi më të afërt- Hej unë do të iki në Shqipëri dhe ju premtoj se do të bëhem artist shumë i madh, më i madhi. Gjithë çunat e mi u mëzitën shumë sepse isha unë ai që e kisha krijuar grupin dhe mendonin se si lideri, personi që investoi kaq shumë energji e kohë te grupi… mund të ikte me mendjen se në Shqipëri do të bëjë diçka të jashtëzakonshme. Atë bëra në fakt. Erdha në Shqipëri dhe investova gjithë kohën time në muzikë. Lashë veten time në një anë, nuk u kujdesa për shëndetin e veten duke u marrë vetëm me muzikën. Dhe ja ku jemi sot, e për këtë sinqerisht dua të falënderoj të gjithë miqtë e mi që patën besim tek unë, më mbështeten e s’më lanë asnjëherë ta bëjë rrugën vetëm”.

Me pas ai u kërkon edhe falje miqve “Sepse ndonjëherë unë nxitohem e jam pak nevrik, e ndaj dhe ata ma falin shumicën e kohës. Por asnjëherë nuk i kam qëllimet e këqia as ndaj atyre e as ndaj çfardo lloj personi kështuqë miq, dashamirës ju falenderoj nga zemra që më keni mbështetur të vij deri këtu. Nuk janë fjalë që thjesht po i përsiëris por askush nuk mund të arrijë asgjë pa miq e pa njerëz që ta duan të mirën”

Momentet më prekëse të videos janë ato që Noizy ja dedikon familjes së tij. “Familjen time dua ta falenderoj por edhe t’i kërkoj falje. Do t’i falenderoj që më kanë mbështetur, më kanë dhënë forcë e nuk janë dorëzuar asnjëherë me mua. Do t’ju kërkoj falje për telashet që ju kam sjellë pa dashje. Fakti që familja ime është bërë një familje që e njeh gjithë Shqipëria, çka nuk ka qenë qëllimi i tyre, as i mamit, as i babit e as i motrës, duhet t’i ketë shqetësuar. Do t’i kërkoja falje edhe sepse privacia e familjes sime, padashje, në një farë mënyre është shitur, për vetë faktin se djali i tyre është Noizy, është ky që është sot dhe ndoshta ju kam sjellë dhe telashe nga kjo gjë. Ju kërkojë falje e ndjesë që ju bëra shumë të famshëm dhe ju falenderoj që s’jeni dorëzuar!”

Në fund Noizy thotë se vërtet zemra e Rigelsit, djalit së familjes Rajku i përket asaj, familjes së vogël, por gjithsesi funsat e grupit OTR s’duhet të mërziten sepse koncertin e 4 gusht ua dedikon atyre. “Ju pres aty, unë dhe gjithë grupi im!”, e mbyll Noizy rrëfimin e tij.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Që në fillim i kemi…”/ Pas fjalëve të nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos 
Breaking News

“Që në fillim i kemi…”/ Pas fjalëve të nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos 

26/01/2026
Prit pak, Gabriel Garko qenka martuar para dy vitesh dhe ne e morëm vesh tani!
Breaking News

Prit pak, Gabriel Garko qenka martuar para dy vitesh dhe ne e morëm vesh tani!

26/01/2026
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?
Breaking News

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?

25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…
Breaking News

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…
Breaking News

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 
Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
Next Post
Në pritje të mashkullit të duhur, Angelina Jolie ka disa standarde të larta

Në pritje të mashkullit të duhur, Angelina Jolie ka disa standarde të larta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera