Noizy njihet për bamirësitë e tij. Reperi shpesh ka vizituar qendrat jetimore apo ka dhuruar për familjen e varfra. Ditën e djeshme ai ka qenë në spital ku i ka dhuruar disa çaste lumturie një djali të sëmurë, i cili nga videot e postuara nga reperi dukej i lumtur që e kishte takuar atë. Madje ata shihen teksa këndojnë këngën e Noizy-t së bashku. Nuk dihet nëse reperi ka dhuruar ndonjë fond për këta fëmijë, por veprimi i tij është pritur shumë mirë edhe nga fansat./revistawho.com