I ftuar në “Top Albania Radio”, reperi i njohur Noizy ka folur për rrugëtimin e tij muzikor dhe për çelësin e suksesit që e ka mbajtur në majë të skenës prej vitesh. Ai theksoi se talenti nuk është gjithmonë faktori kryesor i arritjeve të tij, por disiplina.
“Nuk është se unë jam më i talentuari. Thjesht kam më shumë disiplinë se të tjerët,” u shpreh ai.
Noizy shtoi se ndonëse motivimi ndonjëherë mungon, disiplina është ajo që e shtyn përpara:
“Kam shumë pak motivim ndonjëherë, por kam shumë disiplinë. Kjo është ajo që të çon drejt suksesit. Kam edhe forcë fizike – një njeri me talent mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë, por unë mund të bëj tre. Kam energji, forcë dhe punoj më shumë se të tjerët.”
Prej vitesh, Noizy mbetet një nga artistët më të pëlqyer në Shqipëri, me dhjetëra hite në repertorin e tij.








