Reperi i mirënjohur Rigels Rajku ose siç e njohin të gjithë Noizy është entuziast për albumin e tij të ri. Përmes një video në ‘Instagram’, ai njofton fansat i entuziazmuar se albumi me titull “ZinCity” do vij me datën 1 Prill. “Zinizin Loading… #ZINCITY s’do flasim shumë për këtë album, thjesht presim ditën kur të dal më datë 1 Prill. Më ndiqni te Arjan Çani LIVE”, shkruan reperi i njohur Noizy. Albumi, që është dhe i dyti përsa i përket këngëtarit, aktualisht në proces pune dhe do të jetë një bombë e vërtetë. Nën titullin “ZinCity”, ky projekt muzikor do të përmbajë 18 këngë, 7 prej të cilave edhe me klipe.








