Që kur sheshi ‘Skëndërbej’ u inagurua ka patur koncerte të ndryshme pothuajse çdo ditë. Në skenë janë ngjitur grupe të ndryshme muzikore apo këngëtarë të mëdhenj, si Aurela Gaçe, e cila ka elektrizuar turmën e madhe të mbledhur në shesh. Ndërsa sot një surprizë tjetër është rezervuar për gjithë të rinjtë. Ata do kenë mundësi të ndjekin live performancën të një prej këngëtarëve më të dashur për momentin, Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy. Në skenën e improvizuar në sheshin “Skënderbej” nuk do të mungojnë dhe disa nga bashkëpunimet më të mira të Noizyt me artistë të tjerë.








