Pas një periudhe të gjatë, dy reperët e njohur Noizy dhe Duda sjellin bashkëpunimin e tyre të radhës. Pas shumë aludimesh se dy reperët nuk kishin marrëdhënie të mira ky bashkëpunim tregon të kundërtën. Lajmin e ka bërë të ditur Duda nëpërmjet një postimi në “Instastory” i cili ka njoftuar fansat për klipin e tyre. Pas disa bashkëpunimeve të suksesshme si, “Skuadra jonë, “That Fire” etj, vjen kënga me titullin “Gjuha e Kampionit”.









