Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës? 01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj! 01/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nora dhe Roberti na paskan gënjyer të gjithëve, zbulohet detaji që ndodhi para dasmës së ҫiftit

05/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Nora dhe Roberti na paskan gënjyer të gjithëve, zbulohet detaji që ndodhi para dasmës së ҫiftit

Një martesë e bujshme që përfshiu faqet kryesore të mediave dy vjet më parë ishte ajo e ҫiftit Nora dhe Robert Berisha, dy këngëtarët e dashur të publikut që nuk kanë kaluar pa u komentuar. Shumë është përfolur për marrëdhënien e tyre dhe për një krizë të mundshme martese, por asnjëherë më shumë se tani, Nora dhe Roberti nuk kanë qenë më të lumtur.





 


Prej më pak se dy vjetësh, dy këngëtarët janë prindër të një vazje, Renee, e cila u ka ndryshuar jertën, por jo më pak ka ndryshuar edhe jeta artistike e të dyve gjatë këtyre dy viteve. I ftuar pasditen e sotme në “Rudina” në Tv Klan, Roberti ka rrëfyer më shumë për jetën e re në muzikë si këngëtar, për marrëdhënien e tij me të bijën, por edhe atë me Norën, e cila ka qenë një prej temave më të diskutuara në showbiz.

Duke u rikthyer pas në kohë, Roberti ka kujtuar edhe ditën më të lumtur me Norën, martesën, rreth 3 vjet më parë – një festë e cila i përfshiu të gjithë familjarët, miqtë e kolegët deri në orën gjashtë të mëngjesit, një festë e cila përfshiu të gjitha mediat e Shqipërisë dhe të Kosovës për shkak të interesit të madh të publikut.

Por Nora dhe Roberti ishin kurorëzuar shumë kohë më parë dhe për këtë askush nuk kishte ditur gjë. Një histori që nisi 8 vjet më parë, pas kthimit nga Amerika të Robertit, ishte celebruar tashmë. Njohja me këngëtaren ishte e rastësishme, por impenjative marrëdhënia pas saj. Pak kohë më vonë erdhi fejesa, pastaj celebrimi, tregon Roberti: “Ne kemi qenë të kurorëzuar, sepse unë jam nënshtetas amerikan. U ktheva pas tre viteve nga Amerika, pastaj u njoha me Norën. Para dasmës, ne ishim kurorëzuar, por kurrkush s’e ka ditur… Meqenëse unë jam nënshtetas amerikan, e shpejtuam celebrimin, me qëllim që Nora të përfitonte dokumentet që edhe ajo të merrte nënshtetësinë…” – tregon Roberti.

Megjithatë, me gjithë nxitimin, Nora akoma nuk i ka përfituar dokumentet amerikane: “Nora nuk i ka përfituar akoma, kanë ndërruar ligjet. Duhet të jetosh atje të paktën një vit, në mënyrë që ta përfitosh….“

Prej disa muajsh, ҫifti dhe vogëlushja e tyre Renee jetojnë në një shtëpi të re, një rezidencë në Prishtinë, larg zhurmës dhe me më shumë hapësirë për të voglën. Por jeta dinamike e dy muzikantëve nuk është e fokusuar vetëm aty. Vendi i dytë pas Prishtinës që Roberti do të donte të zgjidhte për të jetuar është Tirana: “Më pëlqen shumë të jetoj në Tiranë, pas Prishtinës… “ – thotë ai duke lënë të nënkuptohet se në të ardhmen, edhe këtë dëshirë mund ta bëjë realitet.

Marre nga Class

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!
Breaking News

Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!

01/03/2026
Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!
Breaking News

Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!

28/02/2026
Next Post
“Mes dy dashurish”, zhdukja e Maxhitit sjell akuza mes palëve, ja çfarë do ndodhë nesër

"Mes dy dashurish", zhdukja e Maxhitit sjell akuza mes palëve, ja çfarë do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera