Nora Istrefi ka vendosur ta nisë Vitin e Ri me një dhuratë për të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj besnikë ndër vite. Me disa foto në llogarinë e saj ku bie në sy ekstravanganca, këngëtarja ka njoftuar se mbrëmjen e sotme do të risjellë disa nga këngët më të dashura të fansave ndër vite në një version ‘live’.
“Mezi po pres sot ,me daten 01.01.2021 ne oren 19:00 me ju shpalos nje mini shoë timin ne KlanKosova! Do kendoj unplugged disa nga kenget e mia qe jam dhe jemi rritur me to nder vite 🙂 Pas ketij viti te quditeshem qe kalum ne gjitha sferat ,shpresoj qe viti qe vjen do na gjej me shendet te plote e bashke si pike e pare, e pastaj te kemi edhe luxin mu knaq me muzike ! Kom punu qe disa dite ne rikthimin e ktyre kengeve me nostalgji qe do na kujtojne copeza jete tonat nder vite. Shpresoj ka me ju pelqy dhe ka me ju disponu sadopak …”, ka shkruar Nora krah postimit të fundit.
Projekti i fundit muzikor i Istrefit është ‘Dy zemra’ në bashkëpunim me Butrint Imerin i publikuar në muajin shtator./revistawho.com
View this post on Instagram







