Stili i tyre, zëri dhe madje edhe pamja e tyre është shumë e ndryshme. Megjithatë Nora dhe Era mbahen si ndër këngëtaret më të bukura të skenës shqiptare. Edhe pse siç e përmendëm kanë stil të ndryshëm, duket se me foton e publikuar sot Nora ka ‘kopjuar’ paksa Erën. Me një kapele me tyl të njohura si kapele viktoriane kemi parë vitin e kaluar edhe Erën, madje kjo e fundit e ka vënë shpesh në fotot e saj. Nuk dihet nëse Nora ka dashur të ngjajë pak si Era, apo thjesht e ka vënë për një foto. Megjithatë i shkon të dyjave./revistawho.com