Robert Berisha ka publikuar klipin e tij të parë “Made in Albania”. Kjo është kënga e parë e muzikantit të njohur nga Prishtina, që i kushtohet femrave shqiptare. Ajo është e ritmeve tallava që të bën të kërcesh.
Këngën e tij e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe bashkëshortja e tij, Nora Istrefi.