Prej momentit kur bënë publike ndarjen, Noran Istrefi dhe Robert Berisha kanë treguar se ruajnë një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin. Madje në projektet që publikojnë, ata e mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin. Së fundmi Roberti ka udhëtuar drejt Ulqinit dhe Nora nuk i është ‘ndarë’ as atje. Këngët e Norës janë lëshuar në prapaskenë dhe ky detaj nuk e ka penguar aspak Robertin. Ai ka xhiruar momentin duke e postuar në InstaStory si formë përkrahjeje me Norën të etiketuar në postim. Ky veprim tregon edhe një herë marrëdhënien e tyre mjaft miqësore.