Para pak minutash u publikua projekti muzikor i këngëtares Nora Istrefit, “Sa t’kom dasht”.
Por… Ka një por, ai është i ngjashëm me atë të Brunos.
Traileri i këngës së paralajmëruar rreth tre javë më parë nga Bruno i Threedots ka të njejtën vijë melodike dhe tekst të përafërt me atë të Norës.
Ky krijim muzikor i titulluar ‘A bon me dit’ në paralajmërim ishte proklamuar normalisht si produkt muzikor i Threedots, kompanisë nën ombrellën e të cilës është artisti kurse tek kreditet e këngës së Norës kjo kompani nuk përmendet askund.
‘Sa t’kom dasht’ është punuar tek Massive Production nga Nurteel & Granit Gashi, ndërsa tekstin e ka shkruar Era dhe Ergen Berisha.