Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare! 05/02/2026
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

NOSTALGJI/ Fotot dhe detajet e dasmës së Saimir Tahirit në 20 dhjetor 2008

07/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
NOSTALGJI/ Fotot dhe detajet e dasmës së Saimir Tahirit në 20 dhjetor 2008

Të ftuarit VIP / Të shumtë kanë qenë të ftuarit VIP që nderuan me pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e zhvilluar me rastin e martesës së Saimir Tahirit. Paçka se ftesa e çiftit ka qenë për të gjithë, vetëm pak personalitete të selisë rozë nuk kanë mundur të jenë të pranishëm, për shkak të angazhimeve të shumta apo udhëtimeve jashtë vendit, si për shembull deputeti Ben Blushi, i cili ndodhet jashtë Shqipërie. Në kokteil kanë qenë të pranishëm figurat më të njohura të opozitës, duke përmendur këtu kreun e Partisë Socialiste njëherësh dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, kryetaren e Grupit Parlamentar socialist, Valentina Leskaj, Sekretarin Organizativ, Blendi Klosi me bashkëshorten e tij Nora, zëdhënësen e PS-së, Mimi Kodheli, kryetarin e Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi. Po kështu të pranishëm kanë qenë deputetët Arta Dade, Ermelinda Meksi, Kastriot Islami, Taulant Balla me bashkëshorten e tij, Namik Dokle. Mes të ftuarve u vu re edhe e fejuara e kreut të G99, Erion Veliaj, Ajola Xoxa.

 

Kokteili

Është menduar të jetë ndryshe nga kokteilet e tjera që zhvillohen nëpër dasma. Shumë fin dhe elegant, aq sa kushdo që pati mundësinë ta shihte, ju duk diçka e rrallë dhe e përgatitur me shije. Çdo gjë iu besua “Geraldina Sposës”, e cila u kujdes edhe për arredimin e të gjithë ambientit. Ngjyrat që dominonin ishin e bardha dhe e gjelbra, në një kombinim të veçantë të përzgjedhur nga vetë nusja. Ajo që mbizotëronte nuk ishte muzika e fortë, që vendoset zakonisht në evenimente të tilla për të kërcyer e për t’u dëfryer, por për t’i qëndruar besnikë finesës, në sfond ka qenë një melodi e lehtë pianoje dhe violine, ndërsa të ftuarit gostiteshin me kokteile nga më të ndryshmet të përgatitura me mjeshtëri. Dhe duke qenë se origjina e dhëndrit është nga Tepelena, një vend të veçantë në lokal e zinin një grup popullor prej shtatë vetash, që interpretonin këngët polifonike.

E veçanta

Të gjithëve u ka bërë përshtypje makina e veçantë me të cilën u shoqërua nusja kur erdhi. Një ‘Benz’ limuzinë e viteve 1963, të cilën e kanë pasur shumë për zemër, qoftë dhëndri ashtu edhe nusja, e cila është mrekulluar në momentin që e ka parë. Sipas burimeve tona, makina të këtij lloji janë prodhuar rreth 2003 në total në të gjithë botën, dhe një e tillë ekziston edhe në Shqipëri, në këtë rast ekskluzivisht për dasmën e Saimir Tahirit.

Nusja

Imazhi i nuses ka qenë perfekt. Fustani në ngjyrë pana që mbante veshur i ka tërhequr vëmendjen të gjithë të ftuarve. I zgjedhur në koleksionin më të fundit të “Geraldina Sposës”, modeli i tij me gurë pati vërtet sukses. Modeli i flokëve ka qenë i mbledhur, dhe i tillë do të jetë edhe ditën e diel, kur të zhvillohet darka. Për sa i takon grimit, ky i fundit, ashtu sikurse dhe pritej, ka qenë tejet i lehtë dhe me sharm.

Dhëndri

Për veshjen e tij ka menduar “Firenze”. Një kostum shumë elegant në ngjyrë blu, dhe një kravatë po në blu, por i ndërthurur nga vijat. Një tjetër kostum, po kaq të veçantë, pritet të veshë dhe mbrëmjen e së dielës në ceremoninë e përbashkët me nusen.

E diela speciale

E shtuna është menduar nga çifti që të jetë ditë pushimi, për t’i lënë vendin të dielës, ditë në të cilën pritet një darkë po aq elegante sa edhe kokteili. Darka do të jetë vetëm për familjarët dhe miqtë më të ngushtë të çiftit, dhe ambienti ku do të organizohet është “Xibraku”, mjaft i preferuar ky nga çiftet VIP.  Edhe këtu arredimi do të jetë perfekt, ku lulet natyrale do të jenë një tjetër detaj interesant./ gsh.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare!
Breaking News

Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare!

05/02/2026
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…
Breaking News

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…

04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit
Breaking News

“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit

04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?
Breaking News

Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?

04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!
Breaking News

Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!

04/02/2026
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…
Breaking News

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…

03/02/2026
Next Post
FOTO/ 3 vite pa nënën, reperi i njohur i mallëngjyer për të

FOTO/ 3 vite pa nënën, reperi i njohur i mallëngjyer për të








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera