Dy ditë më parë, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi festuan 10-vjetorin e martesës. Ermali u kujdes ta surprizonte Amin me një darkë romantike plot lule dhe qirinj, në një resort luksoz në jug të vendit. Megjithatë nostalgjia e ditës kur kurorëzuan martesës vijon. Ami ka ndarë një foto nga momenti i tyre më special, ku shfaqen si nuse e dhëndër. Edhe pse vitet kanë kaluar, ajo që bie në sy është se çifti nuk ka ndryshuar aspak. Ata janë po njësoj të qeshur e plot freski . Kujtojmë se sot Ami dhe Ermali janë prindër të një djali e një vajze të quajtur Joel dhe Sia.








