Astrologu francez Nostradamus ka folur mes parashikimeve të tij edhe për Mbretëreshën Elizabeth. “Dailystar” ka shkruar se sipas Nostradamus askush nuk do e trashëgojë më fronin e Anglisë pas Elizabethës. Këtu përjashtohet djali i saj Charles, nipi William dhe stërnipi George. Mes shumë e shumë shkrimeve të Nostradamus flitet për një ‘mbretëri që do ndalojë së ekzistuari’ dhe të gjithë po i kthejnë sytë nga Mbretëria e Bashkuar me në krye Elizabethën që prej 1953-it. Vëmendja tek shkrimet e astrologut të famshëm u rikthye së fundmi pasi mbretëresha po kalon një situatë shumë të vështirë me ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Princ Philip.
Kujtojmë se Nostradamus ka parashikuar shpikjen e Nazismit, rënien e kullave binjake, ndërsa për 2021-in ka përmednur disa tërmete, asteroide dhe ardhjen e zombive. Mbetet për t’u parë a do i dalë fjala për ndonjë gjë, po dhe aq çudi nuk do ishte.







