Arbana Osmani po e shijon shumë këtë periudhë pushimi pas një pune të palodhshme me Big Brother VIP. Moderatorja ka bërë disa udhëtime kohët e fundit e ka qëndruar si gjithmonë shumë aktive në Instagram duke na ndarë momente nga përditshmëria. Por ajo që na ka rënë në sy janë fustanet që Arbana ka veshur gjatë kësaj kohe: të freskëta, me ngjyra vere dhe tejet të lezetshme. Arbanës i shkojnë kaq shumë e sidomos tani që është në pritje të ëmbël pasi e ndihmojnë të fshehë barkun e rrumbullakosur, edhe pse këtë do donim të na i tregonte më shpesh. Mbi të gjitha moderatorja ka krijuar një stil të sajin dhe nuk na ka zhgënjyer aspak.