Së fundmi, banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Tako, ka ndarë një moment të sinqertë gjatë një bisede me Livian, duke folur për marrëdhënien e saj me një nga banorët e shtëpisë, Gjestin.
“Nuk di ta shpjegoj se çfarë është, por thjesht e kam xhan,” u shpreh Egli, duke treguar hapur admirimin dhe lidhjen e saj të veçantë me Gjestin.
Ky koment ka zgjuar interesin e publikut, i cili po ndjek me kuriozitet zhvillimet mes dy banorëve. A është ky fillimi i një raporti më të thellë, apo bëhet fjalë thjesht për një vlerësim të sinqertë?