Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi ironizojnë jo rrallëherë njëra-tjetrën. Era akuzon Dafinën se e kopjon, nga ana tjetër edhe Dafina thotë se është Era ajo që e kopjon.
Së fundmi Dafina ka qenë e ftuar në një intervistë në Kosovë, ku moderatori e ka ngacmuar në lidhje me këtë temë.
Dafina i është përgjigjur me ironi me një frazë që Era Istrefi dikur e ka thënë në emisionin “Më lër të flas”. “Diku po do me dal,”-thotë Dafi duke iu përgjigjur me fjalët e vetë Erës, pyetjes së moderatorit.








