Këngëtari Robert Berisha është një emër i lakuar nga mediat për shkak të deklaratave të zhurmshme herë pas here. Ndarja nga bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur, Nora Istrefi bëri shumë bujë në rrjetet sociale, por nga ana tjetër, kohët e fundit ai ka qenë mjaft aktiv në muzikë duke sjellë disa projekte të ndryshme. Sot Roberti feston ditëlindjen e 43-të. Ky numër i ka befasuar jo pak ndjekësit e artistit, për shkak të formës së tij fizike mjaft tërheqëse dhe të komentuar në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar në ‘Instastory’ urimet e shumta të përzemërta që ka marrë nga kolegët dhe fansat e tij./revistawho.com