Noizy ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Në një intervistë për “ABC e Pasdites”, artisti është shprehur se ka shumë fansa të fuqishëm dhe se nuk do ta lini në baltë.
“Do të kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin tim. Kam shumë fansa të fuqishëm që do të më mbështesnin dhe nuk do e lija Shqipërinë në baltë dhe as nuk do t’i zhgënjeja shqiptarët. Kështu që pse jo,” tha ai.