Vera Wang është 74-vjeç, por stilistja e njohur është komentuar gjatë në mediat sociale për shkak të pamjes së saj rinore. Vera ka shuar kuriozitetin duke ndarë me publikun stilin e saj të jetesës. Duke folur për median rozë Page Six stilistja ka shpjeguar se i pëlqejnë shumë ushqimet Fast Food dhe i konsumon shpesh ato. Ëmbëlsirat janë po ashtu mëkati tjetër i Vera Wang.
Gjithashtu në një intervistë të disa viteve më parë, stilistja u shpreh se puna e ka ndihmuar të ketë këtë formë të mirë fizike. “Kam punuar gjithë jetën time. Mendoj se puna ju mban të rinj dhe mjaft aktiv”, shprehej ajo.